E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-polici i druhej një atentati, shtëpia ruhej nga kamera
Lajme

Ish-polici i druhej një atentati, shtëpia ruhej nga kamera

Banesa e ish punonjësit të policisë, i cili u ekzekutua sot në zonën e Selitës ruhej nga kamera të shumta sigurie, pasi i druhej një atentati të mundshëm.

Pas vrasjes së dy vëllezërve të tij, ish polici Arben Bilali ishte ngujuar në banesën e tij në zonën e Selitës dhe nuk dilte shpesh.Vëllai i parë i ish policit, Bujar Bilali është vrarë në vitin 1998, ndërsa vëllai i dytë,  Leonard Balili është vrarë në vitin 2010. Për vrasjen e dy vëllezërve Bilali deri më tani s’ka asnjë të dënuar.

2 vëllezërit e vrarë kanë edhe një vëlla të katërt, i cili gjithashtu qëndron i ngujuar nga frika e vrasjes.

E gjithë kjo çështje dyshohet se është një histori hakmarrje e nisur prej 20 vitesh, por po hetohet nga SHCBA edhe pista e vrasjes për shkak të detyrës.

Ish punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Honday’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me disa plumba nga persona ende të paidentifikuar. Ai ishte ulur në sediljen e pasme të mjetit dhe ka marrë plagë në kokë dhe në trup

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.