Ish-Presidenti Meta thirret në SPAK
Altin Dumani dhe Arben Kraja po hetojnë Metën
Ilir Meta, kreu i PL-së, është paraqitur sot në SPAK.
Ende nuk dihen arsyet se për çfarë është thirrur.
Në një prononcim shkurt për mediat para hyrjes në SPAK, Meta nuk ka dhënë detaje se përse është thirrur sot nga Prokurorët e Posaçëm, ndërsa theksoi se do të flasë për mediat, menjëherë sapo të dalë.
Ish-presidenti shoqërohej nga Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor që prej kohës kur ishte në Presidencë.
Nuk është hera e parë që Meta shkon në SPAK.
Ditët e fundit, ish-Presidenti Meta ka shmangur konferencat për shtyp dhe daljet mediatike për çështjet e ditës.
Ai ka postuar në rrjetet sociale, pjesë-pjesë me foto takimet e tij me strukturat e PL-së, në Durrës.
Ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili është thirrur sot në SPAK, ka disa kallëzime.
Në prill të vitit 2022, SPAK-u ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Hetimet po ndiqen nga vetë drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe Arben Kraja.
Një kallëzim ka lidhje me çështjen e lobimit në SHBA me 670 mijë USD.
Këto para nuk janë deklaruar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Kjo është çështje është në duar të SPAK-ut që prej gushtit 2022.
Meta dhe bashkëshortja e tij, janë denoncuar në SPAK edhe nga avokati Idajet Beqiri, mosdeklarimin e parave të shpenzuara për shërbime estetike nga çifti, në një klinikë në San Marino dhe Austri.
Një tjetër denoncim ndaj Metës është bërë edhe për pastrim parash fshehjen e pronësisë së godinës së LSI-së.
Në 25 korrik, SPAK-u ka regjistruar një tjetër procedim penal nr. 137, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, ku të kallëzuar janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi dhe vjehrri i Drinit, Nuri
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



