E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-prokurori flet për masën ndaj Berishës: SPAK duhej të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit
Lajme

Ish-prokurori flet për masën ndaj Berishës: SPAK duhej të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit

Eugen Beçi, ish-prokurori dhe ish-kreu i Krimeve të Rënda, deklaroi se për rastin e Sali Berishës, SPAK duhej të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit për të vijuar më pas me dhënien e masës detyrim paraqitje.

Këtë deklaratë Beçi e bëri këtë mbrëmje në emisionin “Open”, teksa diskutohej mbi hetimin ndaj ish-kryeministrit lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

“Imunitetin ligjor është kufizuar vetëm për të drejtat dhe liritë që kanë të bëjnë me individin, jo me procesin penal. Arrest me burg, arrest në shtëpi etj, kërkon autorizim të posaçëm, ndërsa ushtrimi i ndjekjes penale nuk kanë më imunitetet me ndryshimet që janë bërë.

Të patën Prokuroria duhet të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit për heqjen dhe kufizimin e lirisë së një personi sepse neni 288, i cili përcakton rastet se kur autorizimi jepet për kufizimin dhe heqjen e lirisë”, u shpreh Beçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.