E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-pronarët e tokës revoltohen me Ramën: S’jemi dëmshpërblyer, namazi në Xhaminë e Namazgjasë
Lajme

Ish-pronarët e tokës revoltohen me Ramën: S’jemi dëmshpërblyer, namazi në Xhaminë e Namazgjasë

Nuk meriton emrin e adhurimit

“Shteti shqiptar ka kontributin e vet për Xhaminë e Namazgjasë sepse një pjesë të pronës e ka shpronësuar rreth 10 mln Euro. Nuk plotësohej me tokën që kishim ne”, ka qenë kjo deklarata që ka bërë myftiu i Tiranës, Gazment Teqja në “Opinion”.

Nuk ka vonuar shumë dhe ish-pronarët e tokës ku është ndërtuar xhamia kanë reaguar në emision, mesazh të cilin e ka lexuar “live” gazetari Blendi Fevziu. Alban Bala, i cili ka dërguar mesazhin thotë së është trashëgimtar i familjes për tokën ku sot është e ndërtuar Xhamia e Namazgjasë.

Në emër të familjes Kruja, Bala shprehet se kjo tokë është marrë pa hallall pasi shton se nuk janë dëmshpërblyer nga shteti për ndërtimin e xhamisë. Më tej, ai thotë se “namazi në këtë xhami nuk meriton emrin e adhurimit përsa kohë mbi atë vend rëndon ofshama e dhimshme e padrejtësisë”.

‘Vetëm një sekondë sepse kam një mesazh. Familja Kruja për përgjigje të asaj që tha myftiu i Tiranës thotë që toka nuk është dëmshpërblyer nga shteti. Thotë “toka na është grabitur”. Alban Bala, poet, trashëgimtar i familjes thotë: Toka e marrë pa hallall e kësaj ndërtese e bën atë një objekt kulturor, por jo një xhami. Logjika e ‘tokës së xanun’ nuk ndërton as moral, as fe dhe as shoqëri etike, nuk besoj se namazi në këtë xhami meriton emrin e adhurimit përsa kohë mbi atë vend rëndon ofshama e dhimbshme e padrejtësisë. 3 breza njerëzish janë përballë kujtdo që guxon të përligj një vjedhje. Me keqardhjen më të thellë për krejt pandjeshmëritë e një bashkësie fetare në 10 vite! Familja Kruja.’, tha Fevziu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.