E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi në sitën e SPAK; pazare me bandën “Çela-Roka” .
Lajme

Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi në sitën e SPAK; pazare me bandën “Çela-Roka” .

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se nga hetimi për lidhjet me krimin nuk do shpëtojë askush, madje po hetohen  dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit e prokurorë të SPAK.

Në bisedat e bandës “Çela-Roka”, ka dalë dhe ish-Rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi, për emërime pedagogësh, diploma false dhe dhënie tenderësh kompanive në pronësi të anëtarëve të kësaj bande.

Në biseda, del premtimi që ish-rektori Skënder Topi, u ka bërë dy vëllezërve kriminelë Xhino e  Marsel Roka, për t’u dhënë tenderin e ruajtjes së universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit me policinë private “UEVI-2015 Sh.p.k”.

Kjo kompani, është 100% në pronësi të shtetases Fatbardha Roka, mamaja e Xhino dhe Marsel Roka, të arrestuar si anëtarë të bandës “Çela-Fetahu”.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike dhe pagesat e Thesarit të Shtetit, vërtetohet se ish-rektori Skënder Topi, nga qershori 2017 me afat deri në qershor 2026, tenderin për sigurinë e universitetit të Elbasanit, i ka dhënë policisë private “UEVI-2015 Sh.p.k” të familjes “Roka”,.

Elbasan/ Edhe ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi

Tenderin e fundit, ia dha më 11 qershor 2024, vetëm 10 ditë para largimit nga detyra si rektor, me vlerë 1.2 milionë Euro dhe pa garë e sa 100% e fondit limit, me afat deri në qershor 2026

Elbasan/ Edhe ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi

Ndërsa në komunikimet e ish-rektorit Skënder Topi me Suel Çelën, është dakordësia për emërimin e vajzës së ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, pedagoge me kohë të plotë në universitet, ndërsa rektori i kërkoi, të merreshin me disa pedagogë që nuk e linin të qetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.