E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-të përndjekurit,  352 milionë lekë  përfitojnë dëmshpërblim
Lajme

Ish-të përndjekurit, 352 milionë lekë përfitojnë dëmshpërblim

Qeveria miraton dëmshpërblimin për ish-të dënuarit politik, duke përfshirë në skemë edhe dy kategori të reja. Bëhet fjalë për personat që janë mbajtur në Izolim në hetuesi dhe individët që janë mbajtur nga regjimi komunist në Izolim në institucion mjekësore.

Sipas vendimit që ka marrë qeveria, për çdo person është mbajtur në izolim në hetuesi dhe në institucione mjekësore, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, dëmshpërblehet financiarisht, në masën 2 000 lekë në ditë.

Fondi me të cilin do të trajtohet kjo kategori arrin në 352 milionë lekë dhe mendohet të shpërndahet brenda këtij viti, sipas raportimeve të Ministrisë së Financave në radhën e pagesave që reflektohen edhe në projektbuxhet në pjesën e fondeve speciale. Ndërkohë, pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për shlyerjen 100% të këstit të tetë dhe të fundit të kategorisë parësore të përfituesve të gjallë, dhe pjesa që mbetet do të ndahet për trashëgimtarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.