E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-zv/kryeministri  Ahmetaj   i pandehur për aferën me inceneratorin e Elbasanit
Lajme

Ish-zv/kryeministri Ahmetaj i pandehur për aferën me inceneratorin e Elbasanit

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është marrë i pandehur për aferën me inceneratorin e Elbasanit.

Ahmetaj është marrë i pandehur gjatë hetimeve që janë kryer lidhur me një nga fraksionet e dosjeve të hetimit për inceneratorin e Elbasanit.

Mbi të janë ngritur akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie. Hetimet janë duke u kryer nga Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai.

Për inceneratorin e Elbasanit, tre prej të akuzuarve, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, janë dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Zoto u shpall fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 6.8 vite burg; Mirel Mërtiri u dënua me 6.8 vite burg dhe Stela Gugallja dënohet me 4.8 vite burg.

Lefter Koka u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre, por fajtor për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa u dënua me 5.8 vjet burg.

Nga ana tjetër gjykata shpalli të pafajshëm për shpërdorim detyre ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Për dy të akuzuar të tjerë, Bardhyl Cabirin, i dënuar me 2 vjet, u urdhërua shuarja e masës dhe për Serafin Papën, i dënuar me 1.4 vite burg, u vendos shuarja e masës së arrestit shtëpiak.

Pëllumb Abeshi u shpall fajtor dhe u dënua me 2.8 vite burg. Jonida Zeqo u shpall fajtore dhe u dënua me 2.8 vite burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.