E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-zv.ministrja e ” peshkut”  dënohet me 10 muaj burg
Lajme

Ish-zv.ministrja e ” peshkut” dënohet me 10 muaj burg

GJKKO ka dënuar me 10 muaj burg në qeli ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda.

Bëhet me dije se Gjykata  e Posaçme e dënoi Vodën me  1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja do të vuaj vetëm 10 muaj në qeli.

Po ashtu njoftohet se edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg.

Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv. ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona.

Qëllimi i këtij ryshfeti ishte punësimi i Florida Beut si specialiste në ministrinë ku Voda punonte./ Gazeta Shqip

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.