E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ishin dy engjëj të vegjël”, flet i riu që shpëtoi dy binjaket në Fier: Gruaja tentoi t’i mbyste në sy të policisë
Lajme

“Ishin dy engjëj të vegjël”, flet i riu që shpëtoi dy binjaket në Fier: Gruaja tentoi t’i mbyste në sy të policisë

Pas ngjarjes së rëndë ku një nënë, tentoi t’i vendoste flakën banesës së saj dhe më parë kishte tentuar të mbyste vajzat binjake, janë zbuluar detaje të reja.

FIER FLAKE

Ardimir Murataj ka treguar se nëna po tentonte të mbyste vajzat dhe veten, ndërsa ai është hedhur në lumë me një person tjetër për t’i shpëtuar.

Ardimir Murataj

Pjesë nga intervista

Isha duke peshkuar, ndërkohë që nga ana tjetër ishte një qytetar më shumë se 60 vjeç. Në një moment shikoj një grua që po vinte me dy fëmijët. I kapte prej flokësh dhe i zhyste me kokë, në momentin që i kam parë ka vajtur më vrap. U zhyta me kokë deri në pjesën andej, kam ikur më not dikur tek tre metra dhe i kam hequr një gocë prej duarsh. Pastaj kam parë që gocën tjetër e kishte të zhytur me kokë në lumë. Ja kam hequr nga duart dhe, i kam bërë frymëmarrje artificiale dhe e kam shtypur në gjoks, pasi goca ishte pa jetë. Dhe e shpëtova, por pastaj është futur dhe qytetari tjetër që ka nxjerr gruan. Por gruaja nuk u dorëzua dhe ka tentuar sërish që t’i mbyste. Lajmërova policë dhe nuk kanë kaluar as 5 minuta, ka ardhur policia që e mori, por ajo tentoi që ti mbyste në sy të policisë.

Më pas policia i vuri prangat dhe e futi në furgon.

Po tha gjë gruaja dëgjove ndonjë thirrje?

Jo asnjë, vetëm pasi shpëtuam fëmijët thoshte “fëmijët janë të mit, do bëj çfarë të dua me ta”. Ato ishin dy engjëj të pafajshme, aq të bukura, që dhe me dorë ti bëjë, nuk mund të ti bëje dot.

Ti si u ndjeve?

I alarmuar, u shokuar kur shikon dy engjëj që po mbyten si mund të ndjehesh.

Ti për çfarë vjen në lum?

Për të kaluar kohën, ngaqë jam i papunë, vij kaloj kohën heq dhe stresin.

Keni ndonjë apel pas kësaj ngjarje pasi jeni cilësuar si hero?

Unë nuk dua as gjë, nuk dua as shpërblim asgjë. Shpërblimi për mua janë ato dy engjëj që jetojnë, ato të jenë të lumtura dhe të jetojnë sa më gjatë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.