E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishin për  vizitë në shtëpinë e vajzës,  makina përplas për vdekje burrë e grua
Lajme

Ishin për vizitë në shtëpinë e vajzës, makina përplas për vdekje burrë e grua

Një çift bashkëshortësh humbën jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të marte.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pocestë të Korçës, ku viktimat janë Sami Shaholli 70 vjeç dhe Vjollca Shaholli 60 vjeçe.

Të moshuarit u përplasën për vdekje nga një makinë fuoristradë tip “Benz” rreth orës 17.30 të pasdites së djeshme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak metra larg banesës së vajzës së tyre, ku bashkëshortët kishin shkuar për vizitë dhe sapo kishin dalë në rrugë.

Më konkretisht në fshatin Pocestë, fuoristrada me targa AA 244 NE e drejtuar nga Sotir Nikolla, 63 vjeç nga Elbasani, i përplasi teksa të moshuarit po kalonin rrugën.

Pavarësisht dërgimit në spital, mjekët deklaruan vdekjen e tyre.

Ndërkohë nga ana e policisë u bë arrestimi i 63-vjeçarit nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Paraprakisht dyshohet se Nikolla ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.