ISHP dha alarmin për shifrat e Covid-19 dhe distancimin, por Politikanët shkelin ligjin të parët!
Shqipëria dukej se po e ‘mundte’ virusin pasi rastet e reja me Covid-19 shënuan një ulje, ndërsa ditët e fundit kemi parë se numri i rasteve të reja ka pësuar një rritje.
Ditën e sotme u shënuan 23 raste të reja, ku një vatër e re u raportua në Mat. Sakaq, Instituti i Shëndetit Publik ka këshilluar qytetarët që të ruajnë distancën sociale dhe të mbajnë maskat.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm,” u shpreh Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP.
Mirëpo, teksa ISHP këshillon që qytetarët të ruajnë distancën dhe të mbajnë maska si masë mbrojtëse për përhapjen e koronavirusit, kemi parë që deputetet tanë nuk i kanë respektuar aspak këto rregulla.
Dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori Luigi Soreca inspektuan një pikë grumbullimi në Lushnje, ata nuk rrespektuan as distancën sociale dhe as nuk kishin të vendosura maska.
Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar takime me fermerët në Rrogozhinë, Lushnje. Po ajo që ka rënë në sy është se as Basha nuk ka mbajtur maskë, dhe as nuk ka ruajtur distancën sociale.
Edhe Kreu i Bashkisë në Tiranës, Erjon Veliaj ka zhvilluar takime me banorët e Tiranës ku shfaqur pranë tyre pa maskë.
Janë vetë ata që na këshillojnë distancim, përdorimin e maskës dhe kujdes me higjenën, ndërsa vetë shkelin ligjin dhe tregojnë të kundërtën tek qytetarët.
Kësaj situatë i vjen përshatat një fjalë e urtë popullore: Mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë.
Kryeministri Edi Rama dhe dhe ambasadori Luigi Soreca në një pikë grumbullimi në Lushnje.
Lulzim Basha takim me fermerët në Rrogozhinë, Lushnje.
Erjon Veliaj në takimet me banorët e Tiranës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco










