Ishte dënuar me burgim të përjetshëm ndërron jetë 38 vjeçari
Erjon Bushi, 38 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e një taksisti, ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë.Bushi e vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.
Drejtoria e Burgjeve ka sqaruar se arsyeja e vdekjes së të dënuarit ka qenë një atak kardiak. Ai ishte transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të burgut në Tiranë, por nuk arriti të mbijetojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



