E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte dënuar në Itali me 14 vite burg për tentativë vrasje, grabitje e kanosje arrestohet në Durrës
Lajme

Ishte dënuar në Itali me 14 vite burg për tentativë vrasje, grabitje e kanosje arrestohet në Durrës

Një operacion i policisë i quajtur “Five Charges” në portin e Durrësit, ka bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të një 52-vjeçari, të kërkuar nga Interpoli për 5 vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se, 52-vjeçari Pllum Daci, me banim në Kamëz, ishte person i shpallur në  kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, me datë 27 korrik 2024.

“Bazuar në informacionet e marra se një shtetas në kërkim do futej në Portin e  Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar  “Five Charges”.

Si  rezultat i  forcimit të kontrolleve të ushtruara në hyrje – dalje në PKK Port Durrës, në kuadër të operacionit  të koduar “Five Charges”, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare Porti Durrës në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, u   kap dhe u  arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.