ISHTE FURNIZUESI KRYESOR I KOKAINËS, PRANGA SHQIPTARIT NË ITALI
Policia italiane ka arrestuar një 37 vjeçar shqiptar i cili dyshohet si një nga furnizuesit kryesorë të kokainës në tregjet e drogës në zonën Emilia në Itali.
37 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua nga policia në Reggio Emilia.
Sipas mediave italiane shqiptarit iu gjetën në posedim tre pako me drogë të llojit kokainë me nga 1 kilogram secila.
Droga ishte e pastër dhe kapte vlerën e gjysmë milionë euro.
Arrestimi i shqiptarit u bë përpara shtëpisë së tij në Maranello.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



