E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte Kryeministri i Qipros a i Shqipërisë!?
Lajme

Ishte Kryeministri i Qipros a i Shqipërisë!?

Drafti i propozuar sot nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama per asosacionin ne Kosove, mund te merte kuptim neqoftese do te ishte nje draft i nje Kryeministri te nje nga ato pese vende Europiane qe nuk e njohin Kosoven, por eshte e pamendueshme te vi nga nje Kryeminister i nje Republike, qe jo vetem e ka ndihmuar per Pavaresine, por dhe i nje Republike qe i perket nje kombi te njejte. As ligjerisht (pa u konsultuar me institucionet e Republikes se Shqiperise), as kombetarisht pa u Konsultuar me autoritetet e Kosoves, ose minimum pa i vene ne dijeni kjo iniciative ne thelb, mjerisht, deshmon se Edi Rama jo vetem nuk i respekton autoritet e Kosoves, por ne veteve dhe nuk e njeh Kosoven.

Thirrjet qe policia e Kosoves te largohet nga territori i saj nuk jane as me pak e as me shume po thjesht antikushtetuese. Edhe shprehjet se “nderkombetaret jane Zot Shtepie ne Kosove” ne vetvete nuk jane gje tjeter vecse minim elegant i ketyre institucioneve. Per me teper e gjitha behet ne nje kontekst kur Kryeministri i vendit Albin Kurti po ben perpjekje titanike per te sqaruar nderkombetaret per pozicionin e tij, mision qe eshte ne rruge e siper.

Per te mos shkuar me thelle, ne rastin me te mire Rama ne kete konflinkt, mund te gjeje hapesira prej negociatori, per t’u bere i rendesishem dhe i domosdoshem per ata nderkombetare qe “paktin per stabilitet” e kane me te rendesishem se “pakti per demokraci”, i rendesishem per gjeopolitiken e rrajonit dhe me gjere, por edhe kjo me vetedije a pa vetedije, eshte nje loje e rende per shqiptaret kudo qe jetojne dhe nuk ke hezitim per t’i vene etik me te rende te mundshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.