E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte kthyer në tmerrin e dyqaneve, kapet hajduti 17-vjeçar në Tiranë
Publik News

Ishte kthyer në tmerrin e dyqaneve, kapet hajduti 17-vjeçar në Tiranë

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar i cili dyshohet se është autori i katër vjedhjeve në qarkun e Tiranës.

Në pranga ka rënë 17-vjeçari me iniciale K. S., i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky person është autor i 4 vjedhjeve.

 Njoftimi i policisë:

Në pranga edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. S. iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve, konkretisht:

Më datë 05.01.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe produkte të ndryshme në supermarketin e shtetasit J. Gj.;

Më datë 04.01.2021 ka vjedhur produkte të ndryshme në supermarketin në pronësi të shtetasit B. H. dhe në marketin në pronësi të shtetasit L. Gj.;

Më datë 30.12.2020 ka vjedhur 10 aparat celular dhe 2 iPad në dyqanin e shtetasit M. N.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.