Ishte në kërkim për plagosje,arrestohet 30-vjeçari në Vlorë
Policia ka arrestuar sot shtetasin Nelson Jazon. Ky i fundit banues në Orikum në nëntor të vitit 2022 ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale F. A. Jazos Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 7 nëntor të vitit të kaluar.
Policia e Vlorës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim N. J., 30 vjeç, banues në Orikum, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 07.11.2022, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. A.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



