E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte nisur për punë,gjenden 12 gëzhoja në vendngjarje
Uncategorized

Ishte nisur për punë,gjenden 12 gëzhoja në vendngjarje

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin me armë zjarri të Lulzim Vishës.

Mësohet se viktima ishte nisur për në punë në momentin që është ekzekutuar. 48-vjeçari punonte si postier.

Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja, ndërsa Visha është konstatuar i vdekur nga një banor, i cili më pas ka lajmëruar policinë.

Autori dyshohet se është larguar me makinë, pas kryerjes së atentatit, ndërsa nuk dihet ende identiteti apo bashkëpunëtorët.

Policia ka ngritur postblloqe përreth zonës për të kapur autorët.

Pista kryesore e vrasjes së Lulzim Vishës është hakmarrja, pasi vëllai i tij vrau në vitin 1997 një person, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera për atentatin.

Sipas vendimit të datës 29.06.2001 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka dhënë 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Besnik Visha, më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.