Banorët e Filadelfias janë shfaqur të zemëruar pasi një video tronditëse po qarkullon në rrjet.
Filmimet nga qytetarët tregojnë disa policë që tërheqin zvarrë dhe nxjerrin me forcë një burrë nga autobusi, pasi ky i fundit nuk kishte vendosur maskë, shkruan dailymail.
Ngjarja ka ndodhur të premten (10 prill) në orën 08:25 të mëngjesit dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave.
Video e parë e shpërndarë nga sindikata tregon një mbikëqyrës të SEPTA-s që zbaton rregullat. “Nëse nuk keni maskë nuk mund të hipni në autobus”, deklaron ai.
Më pas në videon tjetër duken policët që e tërheqin burrin prej këmbësh dhe e nxjerrin jashtë me forcë.






