E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte pompist, Iku si infermier në Itali
Publik News

Ishte pompist, Iku si infermier në Itali

Flet për Dosja.al përgjegjësi i pikës së karburantit në Vorë, ku punonte Qazim Ismaili, “mjeku” pompist që u dërgua nga qeveria shqiptare në Itali, (historinë e të cilit Dosja.al e publikoi sot ekskluzivisht).

Fatmir Myftari, përgjegjës i karburant Kastratit në qendër të Vorës në një bisedë telefonike me Dosja.al pranoi se Ismaili ishte pompist në këtë stacion, si dhe rrëfeu se ai ka qenë atje deri para dy ditësh.

“Qazim Ismaili është punonjës i këtij karburanti. Ka punuar këtu për shumë kohë si pompist. Deri para dy ditësh ai ka ardhur rregullisht në punë. E morën për në Itali dhe u largua”, -tha Myftari për Dosja.al.

Qazim Ismaili është pjesë e stafit me 30 mjekë dhe infermierë që u dërguan në Itali. Por megjithëse pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ai u përzgjodh nga aplikimet vullnetare për t’u bërë pjesë e luftës kundër COVID-19 në Itali.

Vetë Ismaili, i kontaktuar nga Dosja.al, pranon se ka qenë pompist në një karburant, prej pesë vitesh. I kontaktuar përmes Whatsappit, Qazim Ismaili, pranon se ka punuar pompist për 5 vite pranë Karburant Kastratit në Vorë. Më herët, thotë ai, ka patur eksperienca pune si vullnetar në qendra private, por kurrë si infermier i licensuar, pasi siç tregon edhe vetë, licensën e ka marrë në vitin 2017.

“Nuk e mohoj që kam punuar pompist. Kam 5 vite pompist. Kam punuar edhe një kohë në spital. Në Itali kam punuar në shtëpi kurimi, (popullore), qëndra private. U ktheva në Shqipëri sepse kisha familjen. Kam punuar nëpër klinika private pa licensë, kam punuar si vullnetar. Urdhërin e infermierit e kam marrë në vitin 2017”-tregon ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.