Ishte shtatëzënë, e mitura shqiptare rrihet brutalisht nga e ëma
14-vjeçarja humb foshnjen
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Menidit në Greqi, ku një vajzë 14-vjeçare shqiptare, shtatzënë, është dhunuar rëndë nga nëna e saj.
Raportohet se pas zbulimit të shtatzënisë, nëna e vajzës e ka sulmuar fizikisht aq ashpër sa vajza pësoi një abort spontan. Ajo më pas u paraqit në polici duke mbajtur fetusin në një qese.
Sipas mediave greke, nëna 54-vjeçare është arrestuar dhe akuzohet për lëndime të rënda trupore dhe dhunë në familje.
Vajza është dërguar në Departamentin e Fëmijëve, ku po merr kujdesin dhe mbrojtjen e nevojshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



