E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte zhdukur prej 9 ditësh, gjendet i pajetë në një parcelë 63-vjeçari
Lajme

Ishte zhdukur prej 9 ditësh, gjendet i pajetë në një parcelë 63-vjeçari

LEZHE – Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në një parcelë në Adriatik të Kurbinit. Viktima është identifikuar si Ded Shkreta nga Mamurrasi, i cili rezulton i humbur që prej datës 25 janar.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga një banor i zonës, rreth orës 16:00 të së shtunës, i cili ka njoftuar menjëherë Policinë në lidhje me ngjarjen. Blutë e Kurbinit thonë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa bëhet e ditur se viktima vuante nga skleroza dhe për këtë merrte mjekim.

Trupi i 63-vjeçarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ndërkohë, grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave. Për herë të fundit, Ded Shkreta ishte parë te Kthesa e Kamzës në datën 25 janar, teksa hipte në një furgon, i cili ka ndaluar në Mamurras, si stacion i fundit. Familjaret kishin bërë denoncim në Polici për zhdukjen e tij, duke bërë që blutë të vihen menjëherë në lëvizje për rastin më fjalë.

“Rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, bëhet e ditur nga Policia. e.h

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.