E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishulli i Ksamilit “privatizohet” me shezlonge
Lajme

Ishulli i Ksamilit “privatizohet” me shezlonge

Një pamje që ka shkaktuar indinjatë të gjerë publike, është zaptimi me shezlonge i ishullit Tongo në Ksamil.

Në ishull janë ngulur çardat private dhe është ngritur një beach bar, duke transformuar peizazhin e tij të paprekur në një sipërmarrje komerciale.

Banorët dhe vizitorët kanl hedhur pyetjen se kush i ka dalë pronar ishullit të paprekur derisa para diaa kohësh. “Çfarë është kjo mënyrë babëzie dhe zaptimi të çdo hapësire të mundshme?”-shprehet një pushues i shqetësuar. “Kush i jep këto leje?”

Deri më sot, Ishulli Tongo ishte një nga zonat e pakta që kishte mbetur e paprekur nga shfrytëzimi privat, duke shërbyer si një strehë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë qetësi.

”Babëzitë” e reja jo vetëm që kanë ndryshuar bukurinë natyrore të ishullit, por gjithashtu kanë ngritur shqetësime të mëdha mjedisore. Ky zhvillim i fundit nënvizon një trend në rritje të zaptimit të pakontrolluar përgjatë zonave bregdetare të virgjëra të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.