E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ishulli” i marijuanës, policia zbulon zonën plot me drogë. Kush janë dy shqiptarët e besuar të bandës kriminale (VIDEO)
Lajme

“Ishulli” i marijuanës, policia zbulon zonën plot me drogë. Kush janë dy shqiptarët e besuar të bandës kriminale (VIDEO)

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, e cila ka njoftuar se zbuloi një “ishull” marijuane në San Sebastiano. Në pranga u vunë Artur Kurti dhe Masimo Vlashi, të dy nga  28 vjec, që ishin pa leje qëndrimi në Itali.

 

Policia beson se ata janë punësuar nga një grup kriminal i rrënjosur mirë në territor. Hetimet vazhdojnë të identifikojnë të gjithë shoqatën (dhe zinxhirin e prodhimit të drogës) që menaxhon trafikun dhe nuk përjashtohet që plantacioni të jetë nën kontrollin e krimit të organizuar. Karabinierët e Chivasso, në bashkëpunim me kolegët dhe me mbështetjen e Njësisë së Helikopterëve, pasi pikasën dhe lokalizuan zonën bënë edhe arrestimin e dy shqiptarëve.

Zona e tërë e mbjelle më marijuanë ishe vendosur pranë lumit Po. Ndërkohë që bimët që u asgjësuan arrinin deri në 2metër të larta.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.