E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ismail Kadare do nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt” për këtë vit
Publik News

Ismail Kadare do nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt” për këtë vit

Lajmi u dha nga Ambasada Amerikane në një postim në Facebook, ku shkruan se Festivali Neustadt i Letërsisë është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit Festivali i pranimit të çmimit këtë vit do të zhvillohet virtualisht.

Njoftimi i plotë:

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.