E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ismail Kadare “rikthehet” mes njerëzve përmes një statuje
Lajme

Ismail Kadare “rikthehet” mes njerëzve përmes një statuje

Shkrimtari përjetësohet në bronz, aty ku ndalonte çdo ditë për kafenë

Ismail Kadare, figura emblematike e letërsisë shqipe, u përjetësua përmes një statuje, pikërisht në ambientin ku ai ndalonte çdo ditë për kafenë e tij dhe që prej vitesh ishte kthyer në një pikë takimi për admiruesit e shumtë të shkrimtarit.

Në një ceremoni të ngarkuar me emocion, botuesi Bujar Hudhri e përshkroi këtë hapësirë si një vend të pandarë nga jeta e Kadaresë. Ai theksoi se çdo cep i saj mbart kujtime personale dhe se monumenti nuk është thjesht një vepër arti, por një prani simbolike që do ta mbajë shkrimtarin gjallë mes njerëzve.

Edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare, u rikthye në këtë vend me mall, duke ndarë një moment intim pranë statujës, ashtu siç kishin bërë shpesh gjatë viteve.

Ideja për realizimin e skulpturës erdhi nga aktori Timo Flloko, ndërsa mbështetja e miqve të familjes Kadare bëri të mundur që vepra në bronz të merrte formë nga duart e skulptorit Henri Nimani.

Në këtë përvjetor, miq, familjarë dhe dashamirës kujtuan shkrimtarin që me veprën e tij kapërceu kufijtë, duke e bërë letërsinë shqipe të njohur dhe të respektuar në mbarë botën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.