E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/ 812 viktima në 24 orët e fundit, mbi 100 mijë të infektuar
Publik News

Itali/ 812 viktima në 24 orët e fundit, mbi 100 mijë të infektuar

Italia ka regjistruar një tjetër bilanc negativ në 24 orët e fundit për sa i përket të prekurve dhe jetëve të humbura nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 812 viktima, duke e çuar në 11.591 numrin e jetëve të humbura në total.

Më shumë se gjysma e viktimave (458) në ditën e fundit i përkasin Lombardisë, me 6818 në total. Në Lombardi janë 42.161 të testuar pozitiv me covid-19. Raste të reja janë regjistruar 4050, me një numër total prej 101.739 të infektuarish.

Të shëruar janë 14.620, ndërsa në gjendje kritike për jetën janë 3981 pacientë.

Departamenti i Mbrojtjes Civile thotë se dri më tani janë testuar 477.359 persona.

Një nga 30 të dërguarit, flet nga Breshia infermieri shqiptar: Situata është kritike, ne jemi mësuar e s'kemi frikë, por të gjithë duhet ta marrin seriozisht

Infermieri Almarin Domi

Një nga 30 mjekët-infermierët e dërguar në Itali në ndihmë të shtetit fqinj në këtë luftë kundrejt koronavirusit, është edhe infermieri i urgjencës Almarin Domi.

Në një lidhje direkte nga Breshia për report.tv, Domi tha se situata atje është tepër kritike dhe po bëhet çmos për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Ai tha se përkrahja për mjekët dhe infermierët shqiptarë ka qenë e madhe dhe se janë pritur shumë përzemërsisht. Edhe pse gjendja është tejet e rënduar, Domi tha se kjo është puna e një mjeku dhe se nuk ka vend për frikë.

“Nuk ka shumë lëvizje, është njësoj si në Shqipëri, personat nuk dalin shumë. Jemi vetëm stafi ynë, vetëm kaq. Kështu që nuk kemi pasur mundësi të takohemi me mjekë të tjetër shqiptarë këtu. Përkrahja ka qenë e jashtëzakonshme. Unë falenderoj ata që na dhanë mundësinë të bëhemi pjesë e kësaj. Unë kam edhe një eksperiencë personale me Italinë, pasi kam jetuar 15 vite këtu, prandaj dhe nuk hezitova në asnjë moment që të bashkohesha në këtë mision. Unë jam infemier urgjence. Jemi mësuar me këtë punë, nuk na tremb. Duhet ta marrin shumë seriozisht. Situata është shumë e rëndë. Në jemi në një nga strukturat e Lombardisë. Janë shumë raste këtu, mbi 500. Vetëm distancimi social mund të bëjë diferencën”, ka thënë infermieri Almarin Domi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.