E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/ Arrestohen 20 shqiptarë, sekuestrohet drogë me vlerë 3 milionë euro
Lajme

Itali/ Arrestohen 20 shqiptarë, sekuestrohet drogë me vlerë 3 milionë euro

20 shqiptarë dhe 2 italianë janë arrestuar, ndërkohë që janë sekuestruar 20 kg kokainë, 81 kg marijuanë, 10 kg heroinë me vlerë 3 milionë euro dhe 453 mijë euro cash në një operacion të quajtur “Turn Over” për goditjen e një organizate kriminale droge. Operacioni u shtri njëkohësisht në Varese, Milano, Lecco, Bergamo dhe Novara.

Rreth 80 karabinierë së bashku me njësitë e qenve kanë dalë në terren që mëngjesi i kësaj të mërkure, për të ekzekutuar urdhër arrestet.

Hetimi për operacionin e kësaj të mërkure lindi nga arrestimi në flagrancë i një shtetasi shqiptar, i cili u gjet në posedim të 110 dozave kokainë, me një peshë totale prej 94,2 gram dhe shumën prej 11.950 euro në Qershor 2020.

Shumë prej bashkëpunëtorëve janë të lidhur me njëri-tjetrin nga lidhjet familjare dhe shoqata kriminale karakterizohet nga aftësia për të siguruar një qarkullim të vazhdueshëm për shpërndarësit e zonës, duke siguruar rotacion të subjekteve që vijnë nga vendi i tyre i origjinës çdo 3 muaj.

3 shtëpi janë identifikuar në provincën e Varese, të përdorura ekskluzivisht si “magazinë” për lëndën narkotike dhe një “laborator” për paketimin e dozave. Për më tepër, rezultoi se fakti që disa anëtarë të shoqatës kriminale u ndaluan nuk i pengoi të tjerët që të vazhdojnë, përmes anëtarëve të tyre, të menaxhojnë punët e shoqatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.