E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/ Dalin emrat e shqiptarëve të arrestuar, që tentuan të  nxjerrnin 148 kg kokainë
Lajme

Itali/ Dalin emrat e shqiptarëve të arrestuar, që tentuan të nxjerrnin 148 kg kokainë

Zbardhet identiteti i 3 shtetasve shqiptarë të kapur në Portin e Livornos në Itali, në tentativë për të nxjerrë 148 kg kokainë nga një kontejner me banane i mbërritur nga Porti i Guakakilit në Ekuador.

Siç zbulojnë mediat italiane, shqiptarët e arrestuar janë ata janë vëllezërit shqiptarë Ylber dhe Napolon Arshi, 37 dhe 35 vjeç, dhe Goliano Zhupa, 30 vjeç.

Emri i Napolon Arshit nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2016, 37-vjeçari nga Lepenica e Vlorës, u shpall në kërkim nga policia e qytetit bregdetar pasi kishte qëlluar me armë në ajër duke kanosur një person.

Sipas mediave italiane asnjë prej tyre nuk është rezident në Itali dhe nuk kishte dokumente identiteti, për këtë arsye nuk ishte e lehtë të identifikoheshin.

Ngarkesa me banane ishte drejtuar për një kompani me bazë në Zvicër. Tre të arrestuarit zgjodhën rrugën e heshtjes, pa dhënë asnjë informacion lidhur me përfshirjen e tyre në këtë aferë. Për momentin ata qëndrojnë në qeli, në paraburgim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.