E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali, dështon edhe votimi i tretë për Presidentin e ri
Lajme

Itali, dështon edhe votimi i tretë për Presidentin e ri

Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri në Itali ka dështuar, pasi asnjë kandidat nuk arriti që të sigurojë shumicën prej dy të tretave të votave në parlament.

Ashtu si në dy raundet e mëparshme të hënën dhe të martën, shumica e ligjvënësve dorëzuan fletë votimi të zbrazëta për shkak se kampet politike nuk ranë dakord për një kandidat të përbashkët gjatë negociatave.

Pas tërheqjes së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi nga gara për postin më të lartë në shtet, negociatat midis drejtuesve të partive për një kandidat të mundshëm u intensifikuan.

Të enjten, në ditën e katërt të votimit, një shumicë e thjeshtë do të jetë e mjaftueshme për një fitore. Presidenti në detyrë Sergio Mattarella mori më shumë vota të mërkurën, edhe pse deri tani ai ka përjashtuar qartë një mandat të dytë.

Megjithatë, shumë politikanë duan që siçiliani të qëndrojë në detyrë për të mos rrezikuar qeverinë e kryeministrit Draghi, i cili prej kohësh konsiderohet favorit për këtë rol.

Duke qenë se ai nuk mund të mbajë të dyja pozicionet, negociatat kanë vazhduar prej javësh në Romë për mënyrën se si të vazhdojë me qeverinë e tij, në të cilën përfaqësohen pothuajse të gjitha partitë kryesore në Parlament.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.