E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali,  kandidatja pa fytyrë  që u bë deputete
Publik News

Itali, kandidatja pa fytyrë që u bë deputete

Në Itali ndodh e pabesueshmja, zgjidhet deputete kandidatja anonime 

E ka zhvilluar fushatën elektorale në zonën e saj pa pasur mundësinë që të përfshijë fytyrën dhe t’u ofrojë një imazh zgjedhësve të saj.

Ajo u bë e njohur si kandidatja pa fytyrë, e cila duhej të mbetej e fshehtë si një dëshmitare e mosfunksionimit të drejtësisë në zonën e padronit të fundit të mafias, Matteo Messina Denaro.

Megjithatë, në zonën e Marsalas, ku ajo u propozua si kandidate për partinë M5, Piera Aiello nuk ka fituar: ajo ka kalur çdo parashikim duke arritur rezultatin e më shumë se 51% të votave, duke lënë pas bindshëm Tiziana Pugliese nga Forza Italia dhe Pamela Orrù nga qendra e majtë.

Deri në daljen e fundit publike të saj, Piera Aiello ishte e paarritshme dhe e paprekshme, madje edhe rreth rezidencës së saj shërbimi i sigurisë kishte ngritur një mur të pakalueshëm.

Kështu ka jetuar ajo për 26 vjet, e zhytur në anonimitet në një lokacion sekret. Por tani ajo mund të shfaqet në Parlament, me të gjitha paragjykimet e rastit dhe me besimin e qytetarëve të zonës së saj.

Po kush është Piera Aiello?

Piera Aiello, lindi më 2 korrik 1967 në Partanna, një qytezë në provincën e Trapani-t. Në moshën   14 vjeçare, ajo u takua me një djalë, Nicolò. Djali i mafiozit siçilian Vito Atria, fakt që ajo e mori vesh kur Don Vito e detyroi të martohej me djalin e tij përndryshe ai do t’i vriste gjithë familjen.

Kështu që Aiello u detyrua të martohej më një burrë që nuk e donte dhe që gjatë martesës së tyre e rrihte dhe e detyronte të jetonte në një botë më urrejtje.

Më 24 qershor të vitit 1991, në restorantin e Piera Aiello, ajo dëshmoi vrasjen e bashkëshortit të saj: “Dy burra erdhën dhe qëlluan tim shoq. I njihja. Ishin dy vrasës. Sado që nuk e duroja dot tim shoq nuk mund të rrija pa folur. Ai ishte vetëm 27 vjeç kur dha jetë në krahët e mi”.

Të nesërmen ajo bashkë me të kunatën, Ritën, shkuan në Karabinieri dhe i treguan gjithë çka dinin gjyqtarit Paolo Borsellino.

Gjatë të vetmit prezantim publik, ajo u shfaq e rrethuar me oficerë policie të veshur si civilë dhe që mundoheshin ta kishin në rrezen e tyre të shikimit.  Me ndrojtje dhe me fytyrën e mbuluar me një shall të zi, ajo përshëndeti audiencën e Salemit (fshat i vogël në Siçili), të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar tek ligjëronte.

“Për arsye sigurie, ju lutemi të mos bëni foto dhe të mos bëni video,”-tha njëra prej asistenteve para se Piera të niste të fliste.

 “Qëllimi i fushatës sime? Të mbroj njerëzit si unë, ata që vendosin të rebelohen kundrej mafias dhe nuk nënshtrohen të jetojnë si fantazma,”-i tha  Aiello audiencës në Salemi.

 “Kam vendosur që të mbështes ata që rebelohen kundër mafias dhe korrupsionit. Unë vendosa të jem kandidate, sepse unë, Piera Aiello, e dua fytyrën time mbrapsht.”

Edhe pse pa fytyrë Piera u votua masivisht nga qytetarët e zonës së saj elektorale. Si mundën një shumicë aq dërrmuese që t’i besojnë një personi që nuk e kanë parë kurrë dhe pa asnjë sfond politik?

Ndoshta ka ardhur koha që t’i besojmë programeve politike dhe jo fytyrave, sepse në fund të gjithë politikanët si Piera janë…pa fytyrë.

Nuk dihet ende nëse pa fytyrësia e Pierës do të dalë pozitive ose jo, kjo mbetet për t’u parë…

Marrë nga: theguardian.com

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.