E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/Makina përplasi 8-vjeçarin shqiptar për Krishtlindje, prindërit: U shua drita e jetës sonë
Lajme

Itali/Makina përplasi 8-vjeçarin shqiptar për Krishtlindje, prindërit: U shua drita e jetës sonë

Mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë humbjes së jetës së një të mituri shqiptar në vendin e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve, por mediat kanë folur së fundmi me familjen e djalit që aksidentalisht u nda nga jeta vetëm 8 vjeç, pas përplasjes nga një makinë në anë të rrugës.

Mediat hedhin dritë mbi gjendjen e prindërve të tij, si dhe mbi momentet fatale të përplasjes. Kështu sipas mediave, një aksident tragjik i mori jetën 8-vjeçarit me origjinë shqiptare, Oriel Skura, ditën e Krishtlindjes pasi bashkë me familjen kishte shkuar për të festuar me disa të afërm.

Pas drekës, rreth orës 15:00, të gjithë dolën nga shtëpia dhe teksa po përshëndeteshin buzë rrugës, i mituri u përplas për vdekje. Ai kishte hipur në makinën e të atit, por doli sërish pasi e thirri kushëriri.

Ai ishte takimi i tyre i fundit pasi makina tip “Peugeot” me shpejtësi përplasi 8-vjeçarin duke i marrë jetën. Fëmija u dërgua me urgjencë në spital teksa shoqërohej me thirrjet plot dëshpërim të prindërve.

Prindërit kanë rrëfyer ngjarjen duke thënë se u shua drita e jetës së tyre. “Orieli nuk luante futboll në rrugë, ai ishte në anë të rrugës me ne dhe të afërmit tanë. Si ka mundësi që shoferja nuk arriti të frenonte në orën 3 pasdite kur nuk duhet të ecim më shumë se 50 km/h?

Ajo shoi dritën e jetës tonë përgjithmonë. Orieli ishte dielli i shtëpisë dhe i familjes sonë, ai kishte një energji pozitive me të gjithë, përqafoi këdo që e trajton te me përzemërsi dhe dashuri. I pëlqente të festonte, vallëzonte dhe të shijonte çdo moment të jetës së tij”, ishin fjalët e prindërve për djalin e vogël që jetonte në Noicattaro.

Orieli la pas motrën e tij më të vogël 5 vjeçe, prindërit dhe gjyshërit. Prindërit shtuan se shkojnë çdo ditë në varreza, ku gjejnë gjithmonë njerëz që e vizitojnë. Gruaja që drejtonte makinën e përfshirë po hetohet për vrasje me automjet.

Kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar nga Policia që do të ndërtojë dinamikën e aksidentit tragjik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.