E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/ Marokeni përdhunoi në pyll 29-vjeçaren italiane, i dashuri e masakron me thikë
Lajme

Itali/ Marokeni përdhunoi në pyll 29-vjeçaren italiane, i dashuri e masakron me thikë

Një histori thriller është ajo e zbuluar nga policia italiane, pas gjetjes së një trupi të pajetë në pyjet e Ticino-s në provincën e Novaras, ndërsa viktima ishte masakruar.

Lidhur me ngjarjen, Karabinierët e Njësisë së Hetimit Novara arrestuan një 33-vjeçar italian, i akuzuar për vrasje të rëndë me dashje.

Për të njëjtin krim është denoncuar edhe e dashura 29-vjeçare, por në gjendje të lirë. Ajo, sipas hetuesve, mban përgjegjësi për bashkëpunim moral, pasi nxiti partnerin e saj të hakmerrej.

Nga ajo që u zbulua nga hetimi, rezultoi se mbrëmjen e 24 korrikut, 29-vjeçarja kishte blerë një dozë lëndë narkotike nga viktima, Fadili Charaf, një 28-vjeçar maroken, emigrant i parregullt dhe i pastrehë.

Marokeni ka përdhunuar 29-vjeçaren në pyll. Mbrëmjen e së nesërmes, partneri 33-vjeçar mesa duket ka vendosur të hakmerret për të dashurën e tij, sqaron policia e Novarës. Ai dyshohet se ka arritur në të njëjtin vend ku zakonisht qëndronte marokeni. Fillimisht e sulmoi me grushte dhe më pas e goditi me thikë.

Trupi i tij u gjet më pas në mëngjesin e 26 korrikut në të njëjtën zonë ku u vra, në pyllin e Oleggio.

Sipas Karabinierëve, disa dëshmi të mbledhura nga personat që takuan të arrestuarin në rrugë teksa ai largohej me nxitim nga vendi i krimit drejt shtëpisë së tij ishin thelbësore për rindërtimin e fakteve.

33-vjeçari u dërgua në burgun e Novarës, ku ditën e enjte të 8 gushtit iu nënshtrua urdhër-marrjes në pyetje nga gjyqtari për hetime paraprake, i cili dha masën e sigurisë me burg.

Sipas hetuesve, ai ka vrarë Fadili Charaf në shenjë hakmarrjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.