Itali paradoks /Senatori i parë me ngjyrë vjen nga partia antiemigracion
Ky është mesazhi i publikuar nga Tony Iwob. Në pamje të parë nuk ka asgjë që nuk shkon dhe tregon gëzimin dhe lumturinë e një të sapozgjedhuri në dhomën e lartë të Parlamentit italian. Por, paradoksi është se Tony, me origjinë nga Nigeria, është zgjedhur Senator nga lista e partisë, që betejën e saj e kishte kundër emigrantëve dhe një prej sloganeve të saj më popullore në fushatë ishte: “Ndal pushtimit!”.
Senatori i parë me ngjyrë në historinë e Italisë thotë se Lega nuk është raciste, përkundrazi.
“Lega kundërshton emigracionin e paligjshëm dhe klandestinët. Pikërisht klandestinët janë burimi kryesor i racizmit”, shprehet ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



