ITALI/Sekuestrohen 4.3 tonë kokainë dhe 2 mln euro, 38 masa arresti mes Europës dhe Kolumbisë
Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të madhe kokainë. Sipas mediave italiane operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Trieste, ndërsa përllogaritet që sasia e sekuestruar të jetë rreth 4.3 ton.
Aktualisht janë duke u kryer hetimet paraprake, ndërsa janë lëshuar 38 masa arresti për persona mes Evropë dhe Kolumbisë.
Gjithashtu janë sekuestruar rreth 2 milionë euro para cash, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



