E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/ Shqiptari  dhunon gruan e tij që po shkonte në punë,  e mbyll në garazh
Lajme

Itali/ Shqiptari dhunon gruan e tij që po shkonte në punë, e mbyll në garazh

Një shqiptare në Itali ka përjetuar tmerr nga burri i saj shqiptar. Një 35-vjeçar shqiptar ka marrë me forcë nga puna bashkëshorten e tij 31-vjeçare. Pasi e ka rrëmbyer, më pas shqiptari e ka mbyllur në garazh.

Pasi u kyç nga burri, gruaja për fat të mirë ka mundur të arratiset nga garazhi dhe ka shkuar më pas në polici ku dhe ka denoncuar bashkëshortin. Në dëshminë e saj, gruaja ka thënë se burri e ka marrë me forcë mëngjesin e së dielës.

Ajo ishte nisur për në punë bashkë me djalin e saj 9-vjeçar dhe burri e ka marrë me forcë nga makina e një prej kolegëve të saj. Pas një debati, shqiptari e ka dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në zonën e via Libertà, në Maddaloni.

Pasi e ka dhunuar dhe kërcënuar me vdekje, e ka mbyllur në garazh dhe më pas ai vetë është larguar me djalin. Burri e ka paralajmëruar gruan se do të kthehej për ta vrarë. Në mesnatë, shqiptarja ka arritur të arratiset nga shtëpia e braktisur duke thyer një dritare dhe duke u plagosur.

Ka qenë një kalimtar që e ka ndihmua dhe më pas ajo ka arritur të lajmërojë policinë. Shqiptarja ka mundur të bashkohet me të birin dhe të strehohet në një qendër në ndihmë të grave të dhunuara, ndërsa burri i saj është ende në kërkim për dhunë në familje dhe rrëmbim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.