E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Italia  në finale,triumfon përballë Spanjës
Publik News

Italia në finale,triumfon përballë Spanjës

Emocionet e gjysmëfinales drithëruese janë përjetuar edhe në Tiranë, ku mijëra tifozë e kanë ndjekur përballjen në sheshin “Skënderbej”, duke pritur fitoren e kombëtares së zemrës në  “skenën” e improvizuar të “Fan Zone”.

Në fund fati u buzëqeshi të besuarëve të Mançinit, çka ndezi festën edhe në kryeqytetin e Shqipërisë.

Siç mund të shihet nga këto foto qindra të rinj valvitin flamurin trengjyrësh të Italisë, mbajnë të veshur fanellën e kaltër, konsumojnë birrë dhe shpërthejnë në brohorima pas golave të shënuar.

Nuk mungojnë as tifozët spanjollë, që ndonëse më të paktë në numër në Shqipëri duket se janë rritur në dekadat e fundit.

4
3
2
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.