Italia e gjunjëzuar dhe e tradhëtuar nga Europa gërmadhë
Itali, te dua shume
Ajo qe po ndodh ne Itali eshte nje horror qe mund te perjetohet vetem ne luftra. Nje nga sistemet me te mira shendetesore ne bote eshte gjunjezuar totalisht. Doktoret po vendosim kush vdes dhe kush jeton ne baze te rregullit mjekesor, qe i jep perparesi trajtimi atij qe ka me shume mundesi per te jetuar. Kjo ndodh vetem ne lufte.Deri tani jane mbi 2200 mjeke dhe staf mjekesor te infektuar per shkak se nuk kane pajisjet e duhura per tu mbrojtur sic duhet. Sot 8 per qind e forces mjekesore ne Itali eshte e infektuar dhe vetem ditet e fundit kane vdekur 4 mjeke. Mjeket ne Itali po sakrifikojne veten me nje vetemohim, te cilin fjalet jane shume te varfra per ta pershkruash. Heronj, heronj, heronj.
Shume eksperte tashme jane duke vene ne dyshim efektet e karantines. Te gjithe shpresonin qe pas kater javesh karantine kurba e te infektuareve te kishte nisur renien. Por sic duket karantina nuk ka qene aq e forte sa duhej. Tashme shpresa eshte qe kurba te filloje te sheshohet te pakten javen tjeter. Tmerr.
Italia sot eshte e gjunjezuar edhe e tradhetuar. E gjunjezuar nga nje virus, i cili origjinoi larg. Por e tradhetuar nga te gjithe fqinjet e saj, te cilet refuzuan ta ndihmonin duke mos i shitur as pajisjet mjekesore. Epidemia ishte fundi moral i Bashkimit Europian, teksa te gjitha vendet dhe qeverite e bllokut i kthyen shpinen Italise ne nevoje. BE e ngritur mbi parimin e solidaritetit sot eshte nje germadhe historike.
Italia eshte parajsa e Tokes. Eshte vendi qe i ka dhene qyteterimin botes. Eshte vendi me dashamires me Shqiperine. Eshte vendi qe une, por besoj edhe shumica e shqiptareve, e duan me shume ne bote pas Shqiperise. Zoti i lehtesofte. Itali te dua shume ❤️❤️❤️❤️
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



