E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
(VIDEO) Itali/Kapet gomonja shqiptare me 500 kilogramë hashash
Publik News

(VIDEO) Itali/Kapet gomonja shqiptare me 500 kilogramë hashash

 Dy shqiptarë në pranga

Një gomone e mbushur me gjysmë ton kanabis e nisur nga Shqipëria drejt Italisë, është kapur nga policia italiane në zonën e San Marinos. Gjatë operacionit të koduar “Themis2018”, u arrestuan edhe dy trafikantët shqiptarë që ndodheshin në bordin e gomones. Ata janë identifikuar si S.K. 45 vjeç dhe S.F. 34 vjeç.

Mjeti lundrues u ndalua mbrëmjen e së shtunës, ndërsa lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga mediat italiane. Autoritetet sekuestruan 500 kg kanabis gjatë operacionit anti-drogë që u zhvillua nga deti dhe nga ajri, me ndihmën e helikopterëve të Frontex.

Gomonia ishte 7 metra e gjatë dhe me motor të fuqishëm 200 kuaj. Trafikantët tentuan të arratiseshin dhe ndjekja u zhvillua për disa orë në det në kushte të këqija atmosferike. Sipas hetuesve italianë, vlera e kanabisit përllogaritet në rreth 5 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë. Në këtë operacion ka bashkëpunuar edhe policia shqiptare. /tvklan.al

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.