E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/Në pranga  shqiptari, kërcënoi me thikë të fejuarën
Lajme

Itali/Në pranga shqiptari, kërcënoi me thikë të fejuarën

“KU*VE edhe 10 vjet burg të bëj, nuk ke shpëtim!” Shqiptari i turret të dashurës para policëve

Ka qenë e fejuara e tij, edhe kjo shqiptare, 24 vjeçe, që ka lajmëruar policinë. Kur autoritetet arritën në vendin e ngjarjes, një dyqan ushqimoreje të zotëruar nga çifti, kanë gjetur shqiptaren të traumatizuar dhe me një hematomë në krah, shkaktuar sipas saj, nga i dashuri i saj gjatë grindjes.

Sipas mediave italiane, ajo është shprehur se i fejuari i saj prej disa kohësh ishte xheloz për të, madje kishte ushtruar dhunë fizike.

Në dyqan, policia gjeti një thikë kuzhine, që sipas 24-vjeçares, ai e përdori për ta kërcënuar, njofton abc.news. Sipas mediave italiane, 26-vjeçari e ka kërcënuar të fejuarën e tij edhe në sy të agjentëve të policisë.

“Ki kujdes me ato që bën… do ta shikosh kur të dal se çdo të të bëj” dhe “K***ë… më fute brenda… jam i gatshëm të bëj edhe 10 vjet, por ti nuk do të kesh shpëtim”, është shprehur në shqip 26-vjeçari.

E fejuara e tij është shprehur se ka qenë shpesh viktimë e dhunës kohët e fundit, por nuk ka shkuar asnjëherë në spital, apo ta denoncojë 26-vjeçarin. Ndërkohë, policia e shoqëroi shqiptarin në rajon, ku zbuluan se ai kishte precedentë të mëparshëm penal për ushtrim dhune.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.