E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/Si ra në prangat e policisë kamarjeri shqiptar që mashtronte të moshuarit
Lajme

Itali/Si ra në prangat e policisë kamarjeri shqiptar që mashtronte të moshuarit

30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i njohur, punonte si kamarier. Të dielën, autoritetet u vunë në ndjekie të makinës së tij tip “Passat”, pasi prej disa kohësh vëzhgohej nga policia sepse dyshohej nga disa banorë se shoferi vidhte dhe mashtronte të moshuarit.

Pasi vëren se po ndiqej nga disa makina, shqiptari mundohet të ndryshojë drejtim. Në qendër të qytetit, 30-vjeçari lë makinën dhe mundohet të arratiset në këmbë, por reagimi i shpejtë i policisë italiane duke i bllokuar rrugët e shpëtimit e detyron të dorëzohet.

Gjatë kontrollit personal, agjentët i gjetën 30-vjeçarit një dozë të vogël kokaine të fshehur në pantallona. Sipas mediave italiane, forcat e policisë ushtruan një kontroll tjetër të imtësishëm në makinë e shqiptarit. Në bagazh, ata zbuluan një modifikim të dyshimtë.

Pas çmontimit të bagazhit, u arrit të zbulohej një ndarje që kishte krijuar shqiptari dhe ku kishte fshehur dy pako me kokainë. Droga, sipas policisë, peshonte 2 kilogramë e 100 gramë, e cila nëse do të dilte në treg do të kishte një vlerë prej 200.000 eurosh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.