Iu bë atentat në mes të Tiranës, flet nga spitali Preng Gjini: Më vranë vëllain por s’mbaj përgjegjësi për veprimet e tij
Zbardhet dëshmia e Preng Gjinit, 51 vjeçarit të cilit iu bë atentat para 3 ditësh në zonën e Selitës në Tiranë, duke i vendosur tritol në anën e pasagjerit.
Nga spitali i Traumës, Gjini ka dhënë dëshminë e tij ku ka deklaruar të gjithë itinerarin që ka ndjekur ditën e atentatit dhe me kë është takuar.
Ndërkaq ai ka thënë se edhe pse i kanë vrarë të vëllain Armando Gjinin në 2019, ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij, ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur frikë që të lëvizë vetëm.
“Nuk kam hasmëri dhe konflikt me askënd. Më kanë vrarë vëllain por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjithmonë lëviz vetëm dhe nuk kam pasur frikë që të ruhem”, ka thënë Gjini.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



