Iu bë atentat në Tepelenë ku mbeti i vdekur vëllai
Personi i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, ndërsa mbeti i vrarë vëllai i tij, është një emër i njohur për policinë.
Artan Bresha, ishte arrestuar më herët për rreth 1 ton marijuanë, duke udhëtuar në drejtim të Sarandës. A janë pazaret e prishura për drogën arsyet që çuan në përdorimin e armëve?
Policia ende nuk ka dhënë detaje konkrete për ngjarjen, duke theksuar se shkaqet janë të panjohura. Artan Bresha u kap me sasinë e madhe të drogës në vitin 2011, ndërsa atentati me armë ndaj tij dhe të vëllait, vjen pas tetë vitesh.
“Lënda narkotike ishte vendosur në brendësi të furgonit me targa TP 0765 B dhe po udhëtonte në drejtimit të Sarandës. Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, Artan Bresha, 35 vjeç, nga Tepelena, ndërsa tre personat e tjerë u larguan, tashmë të shpallur në kërkim/ Nga këqyrja që iu bë furgonin rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës narkotike arrinte 1 ton”, thuhej në komunikatën e policisë në atë kohë.
Artan Bresha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



