E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Iu bë atentat pranë banesës, ndërron jetë Pashko Ujka në Shkodër
Lajme

Iu bë atentat pranë banesës, ndërron jetë Pashko Ujka në Shkodër

Ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës së Velipojës Pashko Ujka. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se 64-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, teksa ishte qëlluar me plumb në shpinë me armë me silenciator. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, Ujka ka ndërruar jetë pas rreth dy orësh nga atentati që iu bë pranë banesës së tij.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit dhe ka ngritur disa postblloqe për kapjen e tij. Po kështu janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, megjithëse moti i keq vështirëson qartësinë e tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten e tij. Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.