Iu injektua vaksina anti-COVID e kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit, vdes vullnetari 28 vjeçar
Një 28 vjeçar brazilian që mori pjesë si vullnetar në provën klinike të vaksinës së përgatitur nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit ka humbur jetën ditën e sotme.
Lajmin e bëri të ditur Autoriteti Shëndetësor Brazilian, Anvisa, të cilët thanë se edhe pas kësaj ngjarje do të vazhdojë zhvillimi i vaksinës anti-COVID.
Ndërkohë nuk u dhanë të dhëna të tjera për vdekjen e 28 vjeçarit, duke mos u specifikuar në cilat kushte dhe nga cilat ndërlikime ka ardhur vdekja e personit që ka marrë pjesë në hetimin e vaksinës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



