E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega shpallen kampionë të Ballkanit
Lajme

Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega shpallen kampionë të Ballkanit

Sportistët shqiptarë kanë arritur të fitojnë 3 medalje ndërkombëtare në edicionin e 27-të të kampionatit ballkanik të atletikë të sallave që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

Atleti shkodran i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj arriti për herë të gjashtë radhazi të shpallet kampion Ballkani në disiplinën e tij,  ku kërceu 7.79 metra. Me këtë kërcim ai ka lënë me 8 cm më pas atletin kroat Marko Ceko me 7.71 dhe atë të Maqedonisë së Veriut,  Andreas Trajkovski me kërcimin 7.62 m.

Nga ana tjetër dhe Luiza Gega mori dy medalje të tjera me, teksa u shpall kampione e Ballkanit në disiplinën e 3000 metrave, duke ndalur kronometrin në 9 minuta e 15 sekonda. Ajo la pas atleten turke Emine Mecal dhe rumunen Ankuta Bobocel.

Gjithashtu Gega mori edhe  medalje e argjendtë në disiplinën e 1500 m ku udhëhoqi për pjesën më të madhe garën deri në metrat e fundit të saj, por e humbi në sprintin final, kundër atletes turke Shilan Aildiz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.