E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izolohet Britania, Boris Johnson njofton masat e reja: Mbyllen dyqanet, ndalohet lëvizja
Publik News

Izolohet Britania, Boris Johnson njofton masat e reja: Mbyllen dyqanet, ndalohet lëvizja

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se nga orët e para të së mërkurës, njerëzit në Britani do të lejohen që të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për “qëllime shumë të kufizuara”, siç është blerja e gjërave të domosdoshme, përdersa udhëtimi në punë do të bëhet vetëm nëse është “absolutisht i nevojshëm”.

Qytetarët britanikë po ashtu janë këshilluar që të mos takohen me familjarë dhe miq, me të cilët nuk jetojnë.

Sipas kryeministrit britanik, zyrtarët policorë kanë fuqi për të zbatuar rregulllat, duke përfshirë kapacitetet për të lëshuar gjoba dhe shmangie të grumbullimit të shumë njerëzve në një hapësirë.

Të gjitha ngjarjet, përfshirë dasmat dhe ceremonitë fetare janë ndaluar, përderisa në publik tani nuk është e lejuar as ecja e më shumë se dy personave, raporton radioeuropaelirë.

Këto masa është thënë se do të rishikohen sërish brenda tre javëve dhe do të lehtësohen nëse “ka të dhëna se ka mundësi për të bërë një gjë të tillë”.

Deri më tani në Britani është raportuar për 6,724 persona të infektuar dhe rreth 336 të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.