E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izraelit i “plas bomba”/Fituan me këngë të vjedhur vetëm për të promovuar Jerusalemin?
Publik News

Izraelit i “plas bomba”/Fituan me këngë të vjedhur vetëm për të promovuar Jerusalemin?

Siç nisi, duket se po bitiset. Fitorja e Netta Barzilai në Eurosong u kontestua gjerësisht, is nga të pranishmit në Eurovizion, por edhe nga qytetarët që dëgjuan këtë këngë.

Mirëpo, siç duket, njerëzit kanë patur të drejtë. Kohët e fundit, “Universal Music Studios” ka njoftuar ngritjen e një padie për këtë këngë.

Doron Medalie dhe Stav Beger krijuan këngën fituese “Toy” të Netta Barzilai, por është zbuluar se ajo është një plagjiaturë e grupit “The White”, pra vjedhje.

Fitorja e Izraelit u konsiderua si një përzgjedhje me prapavijë politike, në funksion të promovimit të Jerusalemit si kryeqytet i ri i Izraelit.

Nëse kërkesa vërtetohet në gjykatë, ajo mund të skualifikojë të drejtën e “Toy” për të marrë pjesë në Eurovizion dhe të heqë Izraelin si një nga vendet fituese.

Si rrjedhojë, ai nuk do të jetë pritës i Eurosongut vitin e ardhshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.