E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja 20 emrat që abuzuan me tenderat në Ministrisë së Bujqësisë
Flash

Ja 20 emrat që abuzuan me tenderat në Ministrisë së Bujqësisë

Zbardhet emrat e 20 të pandehurve të akuzuar për abuzime me tenderat në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Të pandehurit:

Mimoza Kita,

Erola Halili,

Gavrosh Xhindoli,

Imir Alla,

Adra Gjingecaj,

Lulzim Konçi,

Elida Palluqi,

Luan Hajno,

Merita Petushi,

Edi Fero,

Aldin Lika,

Ermira Riznavolli,

Ismet Bici,

Arjan Zeqiri,

Alfred Gjonaj,

Sotiraq Papa,

Alketa Ikonomi,

Alma Dhrako,

Kristaq Nica,

Admir Ago

Hetimet nisën pas një kallëzimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe zbuluan shkelje të shumta ligjore në tenderë për blerje pajisjesh veterinare, sisteme monitorimi për hidrovore, mbrojtje të bimëve dhe blerje kafshësh për dëmshpërblimin e fermerëve.

Sipas Prokurorisë, procedurat janë zhvilluar në kundërshtim me ligjin, kryesisht përmes negociimit pa shpallje paraprake, ndërsa janë evidentuar mangësi në përcaktimin e kritereve të mallrave dhe testime fiktive të tregut. Këto veprime kanë dëmtuar interesat shtetërore dhe kanë përbërë shkelje të detyrës zyrtare.

Të pandehurit do të përballen me akuzat në gjykatë për dëm ekonomik dhe shkelje të rënda të ligjit në proceset e prokurimit publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.