E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja çfarë ka ndodhur në orët e fundit në Tiranë
Publik News

Ja çfarë ka ndodhur në orët e fundit në Tiranë

Po ashtu policia e kryeqytetit ka dhënë informacione për disa ngjarje, të ndodhura në orët e fundit në Tiranë.

Kështu, sipas policise u arrestua shtetasi O. Th., 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit D. D., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Gj. M., 35 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar mjetin me drejtues N. L. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë në mjetin e shtetasit N. L, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ;

E. R., 35 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Shtetasja Gj. Ç., 35 vjeçe, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar një sasi medikamentesh, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

•Më datë 24.04.2021, në orët e para të mengjesit të sotëm, në “Ali dem”, një mjet me drejtues ende të paidentfikuar ka humbur, kontrollin. Si pasojë janë dëmtuar, shtetasit A. B., 30 vjeç, M. Z., 23 vjeç dhe S. D., 24 vjeç, të cilët ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

•Më datë 24.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e 2 shtetasve të mitur të moshës 13-vjeçare, pasi kanë vjedhur 5.000 lekë në dyqanin e shtetasit I. P.  Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.